Kryeministri Edi Rama, pas shkollës së re në Kamëz, ka inspektuar një tjetër shkollë kësaj herë në në Krujë. Rama ishte i shoqëruar nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, po për faktin se kjo shkollë financohet nga fondet e BE-së.
“Në kantierin e shkollës “Sherif Dervishi” ku vijon puna papushim, për të hapur dyert në qershor për 230 nxënës, pjesë e bllokut të dytë të shkollave të reja, të cilat ndryshe nga blloku i parë që u financua 100% nga qeveria shqiptare, financohen 100% nga Bashkimi Europian”, shkruan Rama.