Sara dhe Atdheu kanë qenë dyshja e parë që shkëmbyen puthje të zjarrta që në takimin e parë në “Përputhen por pas disa debateve ata u shkëputen nga njëri tjetri. Së fundmi konkurentja ka shfaqur pëlqim dhe është deklaruar vetëm për konkurentin tjetër në “Përputhen”, Geljanin.

Por mesa duket Sarës nuk i ‘ndahet shpirti’ nga Atdheu. Ditën e sotme, Sara dhe Atdheu janë kapur mat duke drekuar së bashku në Kavajë. Në një foto të ardhur në redaksinë e Lexo.al, të dy konkurentët shfaqen të afërt në restorant dhe pa praninë e kamerave.