Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish bllof!
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Berisha ka publikuar një mesazh nga një qytetar virtual, me pretendimin se një ndërtesë të cilën edhe e ka paraqitur me foto është pronë e patronazhistëve dhe se ata po shpërblehen me ndërtime në mes të qytetit.
“Patronazhistët që terrorizuan qytetaret me të dhënat personale që u dha Edvin Kristaq Xhelati i votës së lirë, shpërblehen me ndërtime në mes të qytetit!”, shkruan Berisha në postimin e tij.
Mjaftoi vetëm një koment për të nxjerrë bllof, ish-kryeministrin.
Qytetari shkruan se ai është anëtar i Partisë Demokratike dhe se ndërtesa është në pronësinë e tij, me dokumentacion të rregull ligjor.
“O zoti Sali Berisha, unë që kam bërë këtë objektin jam anëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të kanë informuar gabim servilët e PD në Kurbin. Cilido që ka ndonjë paqartësi të vijë pranë objektit, t’i vë në dispozicion të gjitha dokumentet ligjore.”, shkruan qytetari në postimin e Berishës.