Nga Edmond Arizaj/

Thjesht, në Partinë Demokratike po bëhet sikur. Basha bën sikur kërkon rimandatimin, se për herë të tretë si kryetar e për herë të gjashtë në zgjedhje përballë PS e Ramës do bëjë namin.

Pa dhënë dorëheqje, a minimumi pa u ngrirë këtë radhë.

Kadilli bën sikur është lideri që i ka munguar prej kaq kohësh PD. I rrit piacën vetes dhe mirë bën.

Shehaj bën sikur do të mbarsë kuçedrën e në fund thjesht i buzëqesh.

Berisha bën sikur është i painteresuar.

Gjithë të tjerët bëjnë sikur mbështesin njërin, apo tjetrin.

Ne nga jashtë bëjmë sikur debatojmë mbi realitetin, kur çdo gjë është surreale.

Partia Demokratike, nuk është hiç demokratike. Lul Basha do të jetë sërish kryetar.

Sali Berisha do të jetë sërish mbi çdo kryetar.

Këtu mbyllet.

Lider i bën vetëm përballja me Berishën. Përballen dot me të qoftë edhe përciptaz? Deri tani jo.

Atëherë le të vazhdojnë të bëjnë sikur janë në garë, e ne sikur bëjmë debat.