Ish-deputeti demokrat, Hailm Kosova, kritikoi ashpër grupin kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të krijuar pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Duke iu referuar ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili kërkon dorëheqjen e Bashës nga drejtimi i PD pas humbjes, duke lënë të hapur mundësinë e kandidimit të tij për kryetar të kësaj force politike, Kosova tha në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, se kushdo që thotë se do të rregullojë PD-në, së pari duhet të shohë veten në pasqyrë.
Pjesë nga intervista:
Një pyetje, po flisnim për zotin Basha çka do të bëjë pas 25 prillit. Emra të njohur për Partinë Demokratike kërkojnë dorëheqjen e zotit Basha, ju çfarë mendoni për këtë grup edhe për ju vetë?
Rezultati i zgjedhjeve është një nisëm nga ku Partia Demokratike duhet t’i vendosi gishtin kokës sepse ka disa zgjedhje që thotë vetëm na i vodhën votat. Mendoj që Basha ashtu siç e ka thënë edhe vetë do të jem kryeministri i parë në Shqipëri që e ka shkolluar jashtë vendit. Nga humbja e zgjedhjeve të PD, nuk ka humbur PD, por qindra e mijëra qytetarë që diçka ndryshe do të bëhej për ta, e gjendja e tyre është e rrënueshme.
A ka të drejtë Bujar Nishani në atë që kërkon?
Unë nuk them gjë tjetër veç asaj që kam në kokë. Unë po flas pak më në përgjithësi. Çdo njeri që del në tavolinë para kamerave dhe thotë do të rregulloj PD, minimumi që duhet të bëjë duhet të marri pasqyrën, të bëj një refleksion e të thotë të bëj këtë në parti. Informacioni i jashtëzakonshëm që kam, më bën të gjykoj objektivisht. Asnjë individ që imoralitetin e ka paguar rëndë, që ka figurë më të pastër, nuk mund të dalë të rregullojë PD, do e lë për sot këtu këtë bisedë. Kjo është bindja ime e palëkundur.