Deputetja e re nga zgjedhjet e 25 Prillit për Qarkun e Shkodrës, Edona Bilali ka falenderuar kryeministrin Edi Rama dhe Ministren Manastirliu për lejimin e tifozëve në stadium. Mbrëmjen e sotme luhet ndeshja Vllaznia-Skënderbeu ku do të jenë të pranishëm edhe tifozët me numër të limituar dhe duke respektuar distancën. “E kërkuam dhe na u pranua ndaj një falenderim special që nuk thotë kurrë “Jo” për Shkodrën. Tani është rradha jonë që me distancim fizik ta shpërblejmë” -shkruan Bilali.
Postimi i plotë:
Sonte Vllazninë e duartrokasim në stadium. Tifozët më kërkuan publikisht që të bëhesha urë për ti kërkuar Kryeministrit tna lejonte në stadium sigurisht me numra të limituar dhe duke respektuar masat ndaj COVID-19. E kërkuam dhe na u pranua ndaj një falenderim special që nuk thotë kurrë “Jo” për Shkodrën. Falenderim gjithashtu edhe Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që mirëkuptoi kërkesën tonë. Tani është rradha jonë që me distancim fizik ta shpërblejmë. Sonte zemra rreh fort