Shqipëria ka hequr karantinën për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Karantina e detyruar 2 javore për të ardhurit nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia e vendosur nga Komiteti Teknik e Ekspertëve për shkak të shifrave shqetësuese në këto dy vende fqinje ishte në fuqi deri ditën e sotme (3 maj).

Nga sonte në mesnatë, hyrja në territorin shqiptar është pa kushte. Duke parë situatën në rajon, kjo masë shtrënguese vetëm për dy shtet fqinje të Shqipërisë zgjati plotësisht dy javë.