Milani më në fund mund të festojë një objektiv të pritur prej 7 vitesh. Kthimi në Ligën e Kampionëve është realitet pas 0-2 ndaj Atalantës në “Gewiss Stadium”, i cili nuk e pati praninë e Zlatan Ibrahimovic në fushë, por si mbështetës në tribuna.
Suedezi është i dëmtuar në gju, çka nuk do ta lejojë të respektojë angazhimin në Kampionatin Europian me ekipin kombëtar. Një humbje e rëndë, prej së cilës, megjithatë, kuqezinjtë nuk janë prekur shumë. Përgjegjësia ka kaluar në supet e Donnarumma dhe shokëve të tij, tani të pjekur dhe të gatshëm për të përballuar udhëtimin europian pa frikë.
Ibrahimovic ka humbur 26 ndeshje nga 53 sfida sezonale të Milanit, praktikisht gjysmën, megjithatë rezultatet e marra janë më se të kënaqshme: 15 fitore, 7 barazime dhe vetëm 4 humbje. Një shenjë që ekipi ka arritur një nivel të tillë të pjekurisë, sa mund të kompensojë mungesën e njeriut që i ka kthyer mentalitetin fitues një grupi, i cili është kthyer nga vitet e vështira dhe larg pozicioneve të para.
Shifra është edhe më emblematike nëse kufizohemi vetëm në kampionat, ku Ibrahimovic luajti saktësisht gjysmën e ndeshjeve, përkatësisht 19. Lista në ndeshjet pa kontributin e tij flet për 11 fitore, 4 barazime dhe po aq humbje. Aspekti më qetësues për Piolin dhe tifozët është aftësia e Milanit për të rritur nivelin e performancave të tij, duke iu përshtatur “kameleonisht” situatave të ndryshme, që në një sezon të gjatë dhe të lodhshëm janë të shumta dhe të paparashikueshme.
Trajneri i kuqezinjve bëri shaka në konferencën për shtyp, pas ndeshjes në Bergamo, duke nënvizuar rritjen e ekipit, i cili duket se ka asimiluar një frymë pozitive, pavarësisht nga lojtarët që marrin fushën: “Zlatan promovohet me nota të plota. Sonte i thashë: Sezonin tjetër do të luash vetëm të mërkurën (në Champions)…”
Nëse Ibrahimovic është ende shënuesi më i mirë sezonal i Milanit, prapa tij gjejmë Franck Kessié. Në stadiumin e tij të vjetër, ai u ngjit në skenë me një format që vërteton aftësinë në goditjen e penalltive.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë është mbase simboli i rritjes së përgjithshme të ekipit, i aftë të kalojë ato kufij mendorë, që i lejuan ata të hidhte hapin vendimtar pikërisht në më të bukurën. Kësaj here, megjithatë, tabuja e kompeticionit madhor europian për klubet është daravitur.