Ndërkohë që pas vendimit të DASH që shpall si të padëshirueshëm në SHBA Sali Berishën e tij “këmbana” ka rënë për të gjithë të korruptuarit e politikës, në dy seli ka rënë heshtje varri.

Si me komandë, Presidenca dhe LSI nuk ka lëshuar asnjë deklaratë pro apo kundër vendimit të Pepartamentit Amerikan të Shtetit për ish presidentin dhe ish kryeministrin shqiptar.

Asnjë deklaratë, asnjë postim në rrjetet sociale nuk ka dalë nga Presidenca, e cila deri një ditë më parë nuk linte rast pa shfrytëzuar për të “luftuar” korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisjes.

Presidenti Ilir Meta nuk është bërë i gjallë, dhe shqiptarët nuk e dinë nëse është akoma në Slloveni, ka ardhur dhe është në Lalz duke qartrë halllet verbalisht me Berishën apo ku është.

Madje nuk e di as Garda e Republikës që merret me ruajtjen e Presidentit, i cili ka muaj të tërë që lëviz jashtë kontrollit, në rënie të lirë sipas versionit “ku mbillet nuk korret”.

Por as zyrtarët dhe anëtarësia e thjeshtë e LSI nuk ka reaguar, të dirigjuar nga regjia qëndrore me sa duket, duke hedhur në rrjetet sociale vetëm deklarata dhe komente për zgjedhjet e 25 prillit.

Me kryetaren Monika Kryemadhin në SHBA, sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ndoshta bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë me Sali Berishën, mikun e ngushtë të Ilir Metës.

Me sa duket presin me zemër të ngrirë, pasi tashmë prishmëritë e shqiptarëve, e shprehin në të gjitha komentet, shqiptarë të thjeshtë, analistë e deri politikanë, janë që, radhën e ka Ilir Meta.

Por në Presidencë dhe selinë e LSI po vazhdon deri në këto momente një heshtje gërryese.(TemA)