Dihet tashmë se kënga e Baftjarit ia ka “rrëmbyer” zemrën presidentit Meta. Si duket kjo ka qenë një arsye më shumë, që në fillim të këtij viti, Presidenti dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e saj Ylli Baka, një këngëtar i njohur dasmash e këngësh popullore.
Gjatë një ceremonie të zhvilluar në Dibër në shtator të vitit 2020, Meta nderoi në mesin e artistëve dibranë edhe Shaban Mziun. Një këngëtar që nuk i kalon kufinjtë e trevës së tij dhe pa ndonjë veçanti, u nderua me titullin “Mjeshëtr i Madh”. Duket se një nga meritat është kënga që i kushtuar Rrahman Mziut, babai i Xhelal Mziut, që tashmë është edhe deputet i Dibrës nën siglen e Partise Demokratike.
Rrok Gjelaj një tjetër këngëtar lokal në Malësinë e Madhe, u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh” në tetor të 2020-ës me motivacionin “Për mjeshtërinë e lartë artistike në krijimin dhe interpretimin e këngëve popullore”. Duket se kënga më e sukseshme e tij është ajo kushtuar koronavirusit.
Bujar Çiçi një tjetër këngëtar dasmash u dekorua nga presidenti Bujar Nishani në dhjetor të vitit 2016 me titullin “Mjeshtër i Madh”, për mbajtjen gjallë të traditës popullore. Arian Çuliqi, regjisor i mjaft filmave të diskutueshëm për cilësinë, në vitet e vështira mes 91-2000, po ashtu u vlerësua me medaljen “Mjeshtër i Madh” në 2019-ën.
Azgan Haklaj, ish deputeti i PD-së por që vitet e fundit e ka gjetur veten tek “Kcimi i Tropojës” është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti Nishani në tetor të vitit 2014.
https://fb.watch/5AuD-9q11N/