Paris Saint-Germain do të bllokojë çfarëdo lëvizje potenciale të Real Madridit për ta joshur trajnerin, Mauricio Pochetino. Gjigantët francezë raportohet se nuk dëshirojnë negociata për largimin e trajnerit argjentinas në muajt e ardhshëm, pavarësisht interesimit në rritje të Manchester United, Tottenham dhe Real Madrid.

“Los Blancos” janë në kërkim të një zëvendësuesi për Zinedine Zidane për sezonin 2021/22. Trajneri francez konfirmoi largimin nga klubi javën e kaluar. Ditët e kaluara, u raportua se Pochettino ka kërkuar largimin nga klubi francez.