Kryeministri Edi Rama shkruan në “Facebook” se kanë aplikuar 349 studentë ekselentë, që duan të kontribuojnë në mandatin e tretë. Teksa falënderon të gjithë aplikuesit, Rama thekson se duke nisur nga nesër të gjithë të interesuarit do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nismë.

Mesazhi i Ramës: 349 SHPREHJE INTERESI deri mbrëmë janë një shifër e papritur në një kohë relativisht kaq të shkurtër. Ato ndahen në tre kategori kryesore: Kontributorë të gatshëm nga jashtë vendit, në mbështetje të reformave e të programeve të Mandatit të Tretë sipas fushave. Kontributorë të gatshëm të kthehen nga jashtë, për t’u angazhuar krah qeverisë në Mandatin e Tretë. Kontributorë të gatshëm brenda vendit, që duan të na bashkohen në përpjekjet e Mandatit të Tretë. Me një FALEMINDERIT të madh, i lajmërojmë të gjithë të interesuarit se duke nisur nga nesër, do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nisëm. Ndërkohë ftesa mbetet e hapur në vazhdim për këdo tjetër përmes adresës [email protected] Me konsideratat më të larta, Zyra e Koordinimit të nismës “Gati për Shqipërinë”