Gjatë një aktiviteti me infermierë, kryeministri Edi Rama tha se ky shërbim në vendin tonë ishte themeluar nga gratë dhe se po nga ato ishte zhvilluar ndër vite. Gjatë fjalës përmbyllës, ai përfitoi të bënte edhe batuta, duke theksuar se “me gjithë respektin për burrat, burrë jam edhe unë për fat të keq”.

“Shërbimi infermieror i Shqipërisë është themeluar faktikisht në kulmin e luftës me gripin spanjoll, edhe pse historia fillon pak më herët. Është themeluar nga gratë, më solli një buzëqeshje. Dhe thua ti pse burrat shqiptarë pa gratë do i kishte marrë lumi. Imagjino sikur të kishin ngelur disa kokrra burrash. Imagjinoni të thoshit nuk merremi me këtë, e të kujdeseshin burrat për burrat.

Më pas, edhe në luftën kundër malaries dhe kolerës, prap për gratë flitet. Faktikisht edhe sot që flasim me gjithë respektin për burrat, tani edhe unë i kësaj kategorie jo dhe aq të lartë i përkas, se burrë jam dhe unë për fat të keq. Por dua ta mbyll duke i përcjellë një respekt të veçantë vajzave e grave që janë këtu. Dhe atyre që s’janë këtu.

Po ju them tani që ta dini, prisni kur të shihni në lajme që Edi Rama, dy pika, nuk dua të jem më burrë’’- tha Rama.