Kryeministri Edi Rama fton të gjithë studentët ekselentë që ta kontaktojnë përmes adresës së bërë publike nëse duan të kontribuojnë me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen në punët e mandatit të tretë.

Kjo ftesë për të kontaktuar në “gatipërshqipërinë@kryeministria.al”shkon për të gjithë ata që kanë studiuar me rezultate të larta në universitete brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Postimi i Ramës:

gatipërshqipërinë@kryeministria.al

Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë