Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shty me Ministrin Gjerman për Evropën, Michael Roth tha se Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat dhe se anëtarësimi tashmë është thjeshtë çështje e brendshme eKëshillit Europian.
“Kjo vizitë përkon me një kohë jo të parëndësishme, në prag të një tjetër takimi të Këshillit Europian për një vendimarrje të rëndësishme lidhur me Shqipërinë dh e M.V. Më vjen mirë që sot nuk janë vetëm ata që e thoshin dhe dje, por të gjithë që Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat e veta. Miratimi i kornizës negociuese, bazuar në vendimin e marrë për çeljen e negociatave dhe mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare është thjeshtë çështje e brendshme e Këshillit Europian, në një moment kur së brendshmi BE ndeshet me një surprizë të radhës nga bota ballkanik dhe përreth që lidhet me ngërçin e krijuar me MV dhe Bullgarisë. Unë nuk mundet veç se të përsërisja të njëjtën gjë që them me bindje dhe fakte, sipas nesh, që duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë duke miratuar kornizën negociuese dhe duke thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. A do të ndodhë apo jo, ne nuk e dimë, kjo do varet në atë se sa do zgjidhet ngërçi mes MV dhe Bullgarisë dhe sa Bullgaria do të jetë e gatshme të heqë barrikadën që i ka vënë këtij procesi. Sidoqoftë ne kemi një mbështetje të zëshme dhe të përgjithshme për të ecur më tutje”, tha Rama..