Real Madridi do t’i shqyrtojë ofertat për Eden hazardin dhe Gareth Bale këtë verë, teksa ata po interesohen për Mbappen dhe Haalandin.

Hazard ka shënuar vetëm pesë hjerë që nga transferimi i tij nga Chelsea dy vite më herët për 100 milionë euro.

Problemet me lëndime e kufizuan belgun në vetëm 43 ndeshje në të gjitha garat për dy sezone në Spanjë.

Për here të parë që nga sezoni 2009/10 Real Madridi e përfundoi sezonin pa një trofe të fituar.

“Rrëzimi” i Superligës Evropiane, plus interesi i tyre në Mbappen dhe Haalandin, nënkupton se Real Madridi duhet të krijojë fonde duke shitur lojtarë në verë.

Përveç Hazardit dhe Bale, Reali do t’i shqyrtojë edhe ofertat që vijnë për Luka Jovicin.