Stadiumi më i mirë në botë është “Camp Nou” i Barcelonës. Kjo renditje u arrit nga një studim anglez, përmes një indeksi të bazuar në 8 parametra (kapaciteti, audienca mesatare (padyshim para-pandemike), vlerësimet e TripAdvisor, çmimi për turneun zyrtar, qasja për personat me aftësi të kufizuara, etiketat në Instagram, kërkimet globale në internet dhe shikimet për hashtagun e TikTok), duke caktuar një rezultat nga 0 deri në 100 pikë për secilën fazë.
Triumfoi “Camp Nou”, vendi i shtatë për “San Siro” të Milanos. Më poshtë ju njohim me 15 stadiumet më të mira, sipas kësaj renditjeje:

“CAMP NOU” (Barcelona): 71 pikë

“OLD TRAFFORD” (Manchester United): 69 pikë

“WEMBLEY” (Angli): 63 pikë

“ALLIANZ ARENA” (Bayern Munich): 63 pikë

“ANFIELD” (Liverpool): 61 pikë

“SIGNAL IDUNA PARK” (Borussia Dortmund): 55 pikë

“SAN SIRO” (Inter dhe Milan): 54 pikë

“SANTIAGO BERNABEU” (Real Madrid): 52 pikë

“MARACANA” (Fluminense dhe Flamengo): 48 pikë

AZTECA (Meksikë): 40 pikë

“TOTTENHAM HOTSPUR STADIUM” (Tottenham): 38 pikë

“LA BOMBONERA” (Boca Juniors): 37 pikë

“SOCCER CITY” (Afrika e Jugut): 35 pikë

“CELTIC PARK” (Celtic): 29 pikë

“WANDA METROPOLITANO” (Atletico Madrid): 22 pikë
 
			
