Kuvendi i Shqipërisë ka nisur ditën e sotme me debat ndërmjet kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe deputetit, Kujtim Gjuzi. Deputeti Gjuzi mori fjalën për procedurë dhe i tërhoqi vëmendje Kryetarit të Parlamentit se javën e shkuar nuk kishte kërkuar interpelancë me ish-kryeministrin, Sali Berisha.
Pjesë nga debati:
Gjuzi: Kryetar unë e di mire kushtetutën nuk kam ardhur kot këtu
Ruçi: Shijoje këtë muaj që muaj që të ka mbetur
Gjuzi: Unë kryetar I një partia dhe jo asaj komuniste
Ruçi: Mos më bëj si cub
Sot u betuan dy deputet e reja të Kuvendit të Shqipërisë për legjislaturën 2017-2021, pas ndarjes nga jeta të deputetit të PS-së Bashkim Finos, dhe dorëheqjes së Tom Doshit. Vendin e Bashkim Finos e ka marrë Gentiana Cakrani, ndërkohë që vendimin Tom Doshit e ka marrë Jetmira Raboshta.