Gazetari Mero Baze ka reaguar pas lajmërimit të SPAK se ka nisur hetimet për ish-ministrin e Mbrojtjes në qeverinë Berisha, Fatmir Mediu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mero Baze shkruan se rihapja e dosjes së Gërdecit është shansi i fundit që Fatmir Mediu ende i pagjykuar të shkojë para drejtësisë.
“Rihapja e dosjes së Gërdecit është shansi i fundit që Fatmir Mediu ende i pagjykuar të shkojë para drejtësisë. Tani është dhe deputet i Gërdecit dhe ka kuptim të jetë në regull me banorët. Po ashtu dhe investitori i boronicave në Gërdec”, shkruan Mero Baze duke sjellë në vëmendje edhe djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha i cili ishte i përfshirë në skemën e demontimit të armëve.
Kujtojmë se Mediu është paditur nga familja Durdaj, të cilët humbën gjatë shpërthimit të Gërdecit djalin e tyre 7-vjeçar.