Cristiano Ronaldo është një nga sportistët më të pasur në botë, por pavarësisht këtij fakti e dashura e tij, Georgina Rodriguez, nuk do të jetë gjithmonë e varur nga të ardhurat e yllit portugez, madje edhe ajo synon të bëjë karrierën e saj.

Së fundmi, bukuroshja 27-vjeçare spanjolle ka pozuar për një markë italiane të veshjeve të plazhit, ku duket me të vërtetë e mrekullueshme.