Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi ditën e sotme se brenda 30 ditësh do të riparohet shembja në rrugën që lidh Radhimën me Vlorë. Balluku tha se shembja ka ardhur për shkak të ndërtimeve të paligjshme të bizneseve në zonë dhe theksoi se në lidhje me këtë shkelje i janë drejtuar Prokurorisë së Vlorës për të marrë masat e duhura.

“Kemi ardhur sot në rrugën që lidh Vlorën me Radhimën që ka pasur rrëshqitje për shkak të punimeve ilegale në disa biznese të zonës. Kemi bërë kallëzim në Prokurorinë e Vlorës për të marrë masat e duhur ndërsa ARRSH do të bëjë riparimin e rrugës. ARRSH-së i krijohet një dëm ekonomik për një ndërhyrje që nuk ishte parashikuar të ndodhte.
Kemi një plan për të hapur në mënyrë provizore Bypass-in e Vlorës. Trafiku që shkon drejt jugut do të procesohet në Bypass-in e Vlorës.

Prokuroria duhet të marrë masa dhe të ndiqet në rrugë ligjore pasi precedentë të tillë nuk duhet të ndodhin. I kërkojmë ndjesë qytetarëve që janë përballur me trafik. Në 30 ditë duhet ta mbyllim këtë ndërhyrje”, deklaroi Balluku.