Në dy muajt e fundit rastet e reja me koronavirus në Britaninë Madhe kanë shënuar rritje. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije në 24 orë janë raportuar 4, 182 raste me Covid.

Ndërkohë mësohet se 10 persona humbën jetën nga kjo sëmundje e rëndë. Për të tretën ditë radhazi autoritetet bëjnë me dije se në vend janë raportuar mbi 3 mijë raste.