Nga Frrok Çupi/

Departamenti Amerikan i Shtetit shpall “non-grata” ish-presidentin dhe ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Veç këtij të fundit, hyrja në Amerikë i ndalohet bashkëshortes Liri Berisha, djalit Shkëlzen Berisha dhe vajzës Argita Berisha.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar analisti i njohur Frrok Çupi, i cili tha se është një lajm jashtëzakonisht i madh.

“Jam luftëtari i madh i Berishës, ishte hajdut, urrejtje ndaj popullit, vrasës, sot mund të them se rrëzimi I dinastisë Berisha ishte më i rëndë se komunizmi. Makabriteti i dinastisë Berisha tashmë e ka radhën Meta, vagabondët, është një lajm I jashtëzakonshëm.

Mesazhi është perëndimizues, kriminelët e Berishës nuk do na kërcënojnë më tani e tutje. Zgjedhjet e 25 prillit ishte frikë se mund te fitonin këta vagabond, këta do ndërtonin një mafia të madhe. Do vdisnin njerëzit nga varfëria nga gjithcka, shteti tani do bëhet më modern. Nuk kemi më shumë kohë për të ndritur këtë vend.

Ambasada Amerikane e parapriu këtë hap shumë të madh për Shqipërinë, ata paskan një projekt për të na çliruar nga shqiptarët e këqinj. Meta ka marrë rrugën e Berishës, shqiptarët për pak kohë do bëhen të zotët. Ne na mbrojti aleati i madh i SHBA-s.

Berisha duhej dëbuar qysh në 97, pasi ai edhe ditët e fundit ai i ka parë si triumf. Nuk është rastësi që NATO ndodhet këtu, pasi Amerika nuk do ti lejojë Berishën, Metën, dhe Bashën që të stabilizojnë këtë vend. Berisha është një shërbëtor i Serbisë, Meta e pranoi se ka marrëdhënie me Rusinë.