Qindra qytetarë i kanë bërë thirrje Sali Berishës të lerë mandatin e deputetit dhe të përballet me akuzat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i renditën ditën e sotme duke e futur në listën e zezë.

Nëse hyjmë në profilin zyrtar të Berishës në Facebook, dallohen komentet e qytetarëve që i kërkojnë dorëheqjen si deputet i zgjedhur më 25 prill.