Nga Lisandër Hoxha/
Te dashur miq, ju falenderoj perzemersisht per mesazhet dhe urimet tuaja inkurajuese pas daljes ne media te lajmit sa i takon kandidimit tim per Kryetar te Partise Demokratike!
E kam menduar vertet gjate kete mundesi, duke patur parasysh idene time se vetem te rinjte kane mundesine te ringrene PD ne kuotat e fitores. Jam menduar mbi ato qe sot po i ndodhin te rinjve ne mbare vendin duke e kthyer Shqiperine ne Sirine e Europes, ku per çdo 100 te rinj, 80 duan te largohen.
Kam degjuar per 8 vite shqetesimet e prodhuara nga nje qeveri qe i ka braktisur shqiptaret dhe kam pare me sy dhunen ndaj lirive, prones dhe dinjitetit njerezor per çdo kategori te shoqerise sone.
25 Prilli ishte nje mundesi e arte per te çliruar vendin nga mafia me kollare, e cila po grabit edhe djersen ne ballin e çdo qytetari te Republikes se Shqiperise.
Ajo mundesi humbi nga nje model drejtuesish hipokrit, qe te gjithe hallin e kishin tek ndarja e ministrive, drejtorive dhe premtimet korruptive te babezise prej maskarai dhe jo te atyre qe duan te sjellin ndryshimin. Ai shans i iku vendit nga nje sjellje arrogante e ekipit drejtues, te cilet u mbyllen ne nje rreth vicioz urimesh dhe genjeshtrash, te cilat e lane lidershipin e PD ne nje bote imagjinare si Liza ne boten e çudirave.
Demokratet mbeten 12 vite ne opozite, te mundur, te perçare dhe te tradhetuar. Ne mbetem peng tek Rilindja dhe sektet Neo Marksiste, te cilat duan ta blejne Ballkanin Perendimor dhe ta sundojne ate me modelin e ylberit.
Premtimet me ylber bashkeqeverises dhe marreveshjet prej stabilokrati po e lene vendin tone te fundit ne Europe per te ardhurat per fryme. Po i lene arat djerre, po i lene njerezit ne borxhe dhe kane sjelle vetem stres, ankth dhe humbje te shpreses dhe besimit ne shoqeri se modeli i opozites virtuale do e munde ndonjehere kete qeveri ne zgjedhje.
Per keto arsye hartova nje platforme te zgjidhjes se shpejte, e cila bazohet ne disa hapa konkrete se si çmontohet Rilindja dhe mekanizmi i tyre elektoral.
E para fillon me bashkimin e se djathtes ne nje koalicion te ri moral mbi vlerat qe na mbajne bashke.
Se dyti, rikompozim i te gjitha strukturave te Partise Demokratike nen nje fryme tjeter te funksionalizmit dhe organizimit ne terren.
Se treti, krijimi i kushteve te besimit permes kolegjalitetit funksional ne te gjitha organet e reja te partise duke bere aksionin politik nje sipermarrje gjigande dhe jo nje nisme te paqarte te nje grupi te vogel.
Se katerti, do te riformatoja modelin e organizatave partnere, si FRPD dhe LDG, duke i bere ato nje arme te forte ne dore te PD.
Se pesti, do te filloja bashke me qytetaret fushaten kombetare te antikorrupsionit, duke evidentuar çdo zyrtaruc te rilindjes, i cili rrjep dhe kushtezon qytetaret e vendit tim per perfitim personal.
Se gjashti, do te filloja levzjen shoqerore me moton “Shqiperia eshte e jona” ne te gjitha fakultetet dhe gjimnazet e vendit per te provokuar protestat me te medha kombetare.
Se shtati, do te hapja Partine Demokratike duke e bere aksesin e qytetareve ne deget e saj me te lehte se nje rimbushje telefoni. Asnje kandidat per deputet apo Kryetar Bashkie nuk do te zgjidhej nga kulisat, por do t’i nenshtrohej nje propozimi dhe votimi ne popull dhe jo vetem tek anetaret e partise, duke rritur pranueshmerine e secilit prej te zgjedhurve me nje model teresisht demokratik.
Se teti, do te luftoja fort per nje liste te hapur 100% duke tentuar te ndryshoj Kodin Zgjedhor ne menyre qe çdo emigrant te kete mundesine e votes se garantuar.
Se nenti, do te hartoja nje program qeverises te bazuar 100% tek vlerat e se djathtes, si Liria, Prona, Familja, Shteti Ligjor, duke shmangur çdo shtojce tjeter, e cila e nxjerr nga identiteti forcen tone politike. Kjo, sepse besoj fort se vlerat tona jane me konkrete dhe te realizueshme se çdo program i majte.
Se dhjeti, do te nxisja nje marredhenie te re besimi te popullit shqiptar tek kjo force politike, e cila ka çdo arsye per te qene oferta e vetme serioze dhe qeverisese, duke iu paraqitur atyre me nje model krejt te ri ne koncept, ide dhe vizion se si behet politika ne vend. Partia Demokratike ka lindur nga te rinjte dhe e tyre duhet te jete.
Per te gjitha keto arsye mendova se kandidimi im do i jepte vlere gares duke vendosur anetaresine perballe zgjedhjes se platformave me te mira per drejtimin e PD.
Ajo qe sot po ndodh eshte vazhdimi i rruges se vjeter te mbajtjes peng te gares permes makinacioneve dhe arrogances. Sot aty nuk ka gare sepse me 13 Qershor nuk kane te drejte vote 20 mije anetaret e FRPD. Sot aty nuk ka gare sepse jane me mijera anetar te fshire si “pasiv” nga sistemi vetem per qellime kalkulimi. Sot aty nuk ka gare sepse garohet perballe nje Kryetari ne detyre, i cili kontrollon te gjithe administraten e partise, zyren e shtypit dhe çdo aset qe e ben te pabarabarte fushen e lojes.
Sot aty nuk ka gare sepse rezultati i perfundimit te saj eshte parashkruar dhe nuk ka asnje mundesi qe perballja te jete reale. Une nuk i kam ikur asnjehere asnje sfide dhe asnje pergjegjesie. Me dhjetra here jam perballur me padrejtesite e brendshme deri aty sa kam dhene edhe doreheqjen nga çdo funksion ne disfavor te mendesise pragmatiste qe shumica aty mban. Kete rol e kam zgjedhur si model jete dhe nuk kam ndermend ta ndryshoj.
Ne gare do futesha nese çdo anetar i PD do kishte te drejte vote dhe nese gara nuk do te kontrollohej nga nje komision i njeanshem dhe nje rregullore antidemokratike. Per keto arsye sot kam zgjedhur te mos e dorezoj aplikimin tim per Kryetar te PD.
Kjo pasi nuk dua te legjitimoj nje farse, e cila e ben Partine Demokratike me te vogel, humbese dhe te shkeputur nga realiteti.