Irene Papa (Leleku) është një ndër korifenjtë e kinematografisë greke. Filmat e saj brenda Greqisë dhe në kinematografinë ndërkombëtare e kanë bërë atë një ikonë të paarritshme për hijesinë e interpretimeve të saj në të gjitha zhanret filmikë, sikurse dhe për bukurinë e saj të pa-rezistueshme. Ai lindur në Athinë, ajo ka luajtur mbi 80 role në kinema dhe ekran të produksioneve greke, italiane, angleze, franceze dhe amerikane, duke fituar çmime të larta, transmeton lexo.com.al.
Ajo që e bën atë një figurë edhe më të dashur janë dy fakte specifike. Së pari, pavarësisht mohimeve greke, Irene Papa ka pasur një origjinë të padiskutueshme shqiptare. Fakti i dytë është se Papas na ka dhuruar një film epik të paharrueshëm me Uliksin shqiptar, Bekim Fehmiu. Në fakt, nga ky bashkëpunim i tyre epokal vjen edhe konfirmimi i origjinës së saj shqiptare pasi Papa i konfirmoi Fehmiut gjatë xhirimeve të filmit pikërisht origjinën e saj shqiptare./Lexo.com.al/e.c.