Këngëtari i njohur, Aleksandër Gjoka është vënë serish në pranga nga policia në kryeqytet, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Arrestimi i Gjokës është bërë gjatë natës së kaluar.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Aleksandër Gjoka futet në telashe me policinë.

Këngëtari u arrestua edhe më 23 dhjetor të vitit 2019 pasi edhe asokohe u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.