Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar për vendimin e SHBA pasi shpalli “non grata” ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.
Paloka është i pari nga selia blu që ka reaguar me dy fotografi në Facebook, një të Sali Berishës që ka në krah ish-presidentin e SHBA, George Ë Bush, ndërsa tjetra është e Edi Ramës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Ndërkohë mbetet për tu parë nëse vetë Berisha do të reagojë për vendimin e Amerikës.
Lufta e hapur dhe qëndrimet e forta kundërshtuese ndër vite të Sali Berishës me SHBA si dhe krijimi kushteve për korrupsion të djalit dhe vajzës, janë ndëshkuar nga qeveria e SHBA.
Me anë të një postimi në Tëitter, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken publikisht ka bërë me dije se ka shpallur si person non grata në SHBA, Sali Berishën bashkë më familjen e tij duke shkruajtur se aktet e tija korruptive minojnë demokracinë.