Një nga formacionet më të famshme shkëmbore në ishujt Galapagos është shembur si pasojë e erozionit natyror.

Lajmi është dhënë nga ministria e Mjedisit në Ekuador, cila ka publikuar disa foto pjesa veriore e arkipelagut është shembur.

“Si pasojë erozionit natyror Harku i Darvinit është shembur. Harku i Darvinit është krijuar nga gurë natyror që dikur kanë qenë pjesë e ishullit Darvin, i cili nuk është i vizitueshëm”, shkruhet në faqen zyrtare të Ministrisë.

Sipas The Guardian, ‘Harku i Darvinit’ është i mbrojtur nga UNESCO dhe njihet për shumë specie endemike të kafshëve dhe bimëve e gjithashtu frymëzoi teorinë e famshme evolucionit të Darvinit, nga ku mori dhe emrin.

Gjithashtu, harku konsiderohet si një nga pikat më të mira të zhytjes në arkipelagun e Oqeanit Paqësor.