Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njofton qytetarët se rezervohen online takimet në sportel, për shërbimet që ofron Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPTRR).

Rezervimet online në sportel përfshijnë shërbimet lidhur me mjetin (kontrolli fizik, leja e qarkullimit, targat, etj., në DRSHTRR Tiranë-Kashar dhe Durrës).
“Pranohen në sportel vetëm qytetarët që kanë rezervuar online dhe që janë të pajisur me masat mbrojtëse. Respektoni distancën 2 metra nga njëri-tjetri”, thekon DPSHTRR. Shërbimi online mundëson organizimin e ditës për qytetarët, pa humbur kohë në radhë të paparashikueshme. Rezervimi online lehtëson 45% të praktikave në rang vendi, në një kohë kur kryhen 60.000 praktika në vit.