Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla është ndalur për mediat të komentojë një sërë çështjes dhe zhvillimesh kryesore të ditës.

Shkarkimi i Metës në seancën e 9 qershorit? Do të marrin kohën e duhur për ta shqyrtuar. Kemi rënë dakord në konferencën e kryetarëve se seanca plenare për shqyrtimin e raportit dhe më pas për votimin të bëhet më 9 qershor. Kushtetuta është shumë e qartë që Kuvendi i Shqipërisë e përfundon procedurën e tij më 9 qershor dhe më pas, është një tjetër institucion kushtetues që është Gjykata Kushtetuese që e konstaton nëse shkeljet e konstatuara nga ana jonë janë apo jo shkelje të rënda.

Vendimi i GJK për dekretimin e ministrave? Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretet ishte shumë i qartë që në këtë ndërthurje është Kuvendi që duhet të shprehet për dekret dhe ka çliruar cdo lloj ngërçi, institucionesh, e drejtë ekskluzive e kryeministrit, presidenti mund të certifikojë, në fund është Kuvendi ai që vendos.

A do dekretojë qeverinë e re te Meta? Presidenti i Republikës në fund të muajit gusht është i detyruar të thirrë seancën e parë të kuvendit, nëse nuk e bën, Kuvendi vetmblidhet, i bie rreth datës 9 shtator dhe procedura e parë është verifikimi i mandateve, zgjedhja e kryetarit dhe e treta është votimi i përbërjes së Këshillit të ri të ministrave dhe programit, PS po vazhdon procesin e vet të përgatitjes për këtë mandat të ri qeverisës, ne do të thirrim Asamblenë Kombëtare dhe Kongresi ku do miratojmë programin qeverisë.

A ka mazhoranca një emër të ri për presidentin? Rama ka qenë shumë i qartë, e nevojshme është që PS nuk e ka nisur shkarkimin e Metës si nevojë për të pasur një përfaqësues të saj, por iniciativa për shkarkimin e presidentit ka ardhur si nevojë për të çliruar Presidencën nga një pengmarrje dhe natyra për zgjedhjen e presidentit të ri do kërkojë kohën e ve dhe pse jo të mos jetë një paketë e rëndësishme me bashkëpunimin e me opozitën.