Nesër, në orën 11:00, do të zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit të posaçëm Hetimor parlamentar “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”.
Kujtojmë se sot Parlamenti me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim i dha dritën jeshile ngritjes të komisionit hetimor për presidentin Meta.
Ky komision ngarkohet që brenda 3 javëve, të argumentojë përmes një raporti të gjitha pretendimet se kreu shtetit me përfshirjen në fushatë elektorale shkeli kushtetutën.
PËRBËRJA E KOMISIONIT HETIMOR “META 2”
Alket Hyseni Kryetar
Myslym Murrizi Nënkryetar
Klotilda Bushka Sekretar
Vasilika Hysi Anëtar
Elena Xhina Anëtar
Spartak Braho Anëtar
Halil Jakimi Anëtar
Nikolin Staka Anëtar
Arlind Carcani Anëtar
Ermonela Felaj Zëvendësues
Xhemal Qefalia Zëvendësues
Eugen Bojaxhi Zëvendësues
Këtë komision të dytë hetimor ndaj kreut të shtetit do ta drejtojë socialisti Alket Hyseni me nënkryetar Myslym Murrizin. Në përbërje të komisionit janë edhe 4 anëtarë nga PS ndërsa nga opozita 3.
Në këtë tentativë të dytë shkarkimi socialistët janë të vendosur që deri në mesin e muajit korrik ta nxjerrim njeriun e votuar prej tyre nga zyra e presidentit.
Propozimi i pritshëm i për shkarkim, votuar nga parlamenti për presidentit, do të jetë një ndër testet më të rëndësishme në të gjithë historinë e gjykatës kushtetuese shqiptare e kthyer funksionale pas debateve të forta mes shumicës qeverisëse dhe presidentit.
Sido që të jetë vendimi kushtetueses socialistët përsëri do ta kenë përballë Ilir Meten si brenda apo jashtë pallatit presidencial.