Partia Demokratike dhe LSI kanë depozituar në KAS ankimimet për zgjedhjet e 25 prillit, ku mes të tjerash ka denoncime për tentativa për votim më shumë se 1 herë të disa personave.

Pavaresisht faktit se mund te kete qene provat e komisionereve per te testuar aparatin verifikues, djali i ish kryeministrit Sali Berisha i merr te mireqena akuzat e Bashes dhe Metes ndaj qeverise.

Shkëlzen Berisha, me sa duket nga biznesi i tij ne Gerdecin qe hodhin ne ere ka ironizuar votimin e shumëfishtë nga një person në Gjirokastër, pasi thotë se “si mund të jenë gjirokastritët koprracë kur 1 person voton 14 herë”.

“Si mund te jene gjirokastritet koprrace kur vetem 1 person ka dhene 14 vota”, shkruan Shkëlzen Berisha.