Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari zhvilloi disa takime në Shkup, Maqedoni e Veriut, mbi shkëmbimin e automatizuar të të dhënave, në kuadër të Konventës së Bashkëpunimit Policor në Europën Juglindore.
Gjatë takimit me ministrin e Brendshëm të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, zv.ministri Lamallari ndau vlerësimet e përbashkëta për nivelin e lartë të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e rendit dhe sigurisë.
“Me zëvendësministrin e Brendshëm, Nazim Bushi, nënshkruam “Deklaratën e Përbashkët” mbi shkëmbimin e automatizuar të të dhënave daktiloskopike, ADN-së dhe të automjeteve, në zbatim të Marrëveshjes së PCC Prüm, në nivel dypalësh. Ky mekanizëm shumë efikas për zbulimin dhe hetimin penal thellon më tej bashkëpunimin dhe arritjet në luftë kundër krimeve të rënda dhe veprimtarive të paligjshme me karakter të organizuar ndërkufitar”, – tha Lamallari.
Delegacioni u shoqërua në takimet e nivelit të lartë nga Ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, Fatos Reka.