Nëntë persona kanë humbur jetën në Itali, pasi një kabinë teleferiku në Stresa-Mottarone me 11 persona brenda u shkëput në pikën më të lartë të saj në 1 491 metra dhe ra.
Ngjarja e rëndë ka ndodhir mesditën e sotme në provincën Verbania-Cusio-Ossola. Mediat italiane raportojnë se të plagosur në gjendje të rënda janë edhe dy fëmijë të moshës nëntë dhe pesë vjeç, të cilët u dërguan në spitalin e Torinos.