‘Ku ka zë nuk është pa gjë’, epo rasti i Andit dhe Melisa LLeshit e vërteton më së miri këtë shprehje të vjetër popullore.

Pas aludimeve të shumta se mes dy ish-konkurentëve të ‘Përputhen’ kishte një romancë, dyshimet kanë marrë fund, pasi ata janë vërtet në një lidhje.

Dhe këtë fakt e ka pranuar vetë Melisa mbrëmjen e djeshme përmes një puthje të zjarrtë, pasionante me Andin në videoklipin e saj më të ri.

Epra, ‘flini të qetë tani’, nuk ka më dyshime Andi dhe Melisa janë bashkë.