Ministrja Anila Denaj ishte e ftuar në emisionin “Java në RTSH” për të folur për ekonominë e vendit, ku ndër të tjera foli edhe për situatën aktuale të shkaktuar nga COVID-19.

Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, ministrja Denaj u pyet nëse do të mund të bënte një parashikim për 6 mujorin e ardhshëm, pasi mendohet se prej vaksinimit dhe imunitetit të tufës, Shqipëria do të jetë ‘Covid-free’ nga muaji qershor.

Denaj u shpreh se sektori i turizmit do të ketë sërish vështirësi por do jetë shumë më i lehtësuar krahasuar me vitin e kaluar.

“Unë jam shumë optimiste. Sektori i turizmit do të ketë edhe këtë vit vështirësi. Do jetë shumë i lehtësuar duke u krahasuar në vendet e rajonit dhe do të sjellë turistë të huaj. Do jetë një sezon i mirë, më i mirë se sezoni i kaluar në mënyrë absolute.”– u shpreh Denaj në emisionin “Java në RTSH”.