Zëvendëskryeministri shqiptar në Malin e Zi, Dritan Abazoviç u shpreh në një intervistë për mediat se nuk ka frikë nga kërcënimet e mafies.
“Unë mund të tingëlloj arrogant, por ndoshta kam të drejtë për këtë – mendoj se po mbaj kryqin më të rëndë që kur ndodhën ndryshimet.
Nuk jam i sigurt se ne, si elita politike, jemi të gjithë të gatshëm të bëjmë një sakrificë dhe duhet të pranoj që një dozë e caktuar e vetmisë ndihet kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit të organizuar. Mbrojtja rreth meje është rritur, por nuk kam frikë, por vendosmëri, megjithëse nuk mund të vlerësoj se çfarë do të ndodhë në fund” tha Abazoviç.
Më pas ai foli konkretisht për situatën e institucioneve malazeze. “Krimi nuk do të ishte përshkallëzuar aq shumë po të mos ishte ajo mbështetje direkte dhe indirekte nga qendrat politike të pushtetit. Ne së pari duhet të reformojmë institucionet ekzistuese që janë ende të bllokuara. Megjithëse qeveria e mëparshme u largua ende nuk ka pasur asnjë ndryshim në mentalitetin e të vepruarit brenda institucioneve” tha ai.