Dashi-Jeta nuk është një luftë që ju duhet ta fitoni gjithmonë. Ndonjëherë, mund të mos kesh të drejtë dhe kjo është njerëzore. Qetësohu dhe lëre ndonjëherë partnerin të dalë “fitimtar” në një debat apo të thotë fjalën e fundit.
Demi-Si tip i fortë dhe i heshtur, ju nuk shprehni gjithmonë atë që ndjeni apo atë për të cilën keni nevojë. Tregojini partnerit/es suaj më shumë nga këto ndjenja. Kështu, të dy siguroheni se po ecni në drejtimin e njëjtë, pranë njëri-tjetrit. Njerëzit s’jua lexojnë dot mendjen.
Binjakët-Ju vdisni të bisedoni. Gjatë një vakti dreke, me mesazhe gjatë ditës, herët në mëngjes apo natën vonë. Kjo ndonjëherë mund të bëhet pakëëëz e tepërt. Rezistojini dëshirës për të dërguar 10 pikëpyetje kur ju vonohet përgjigjja më shumë se 10 minuta.
Gaforrja-Jeni të gatshëm të bëni gjithçka për partnerin tuaj, por kjo ka edhe anët e saj më pak të mira. Mos bëni gjëra vetëm sepse ai/ajo pëlqen t’i bëjë, si për shembull: të shihni gjithë filmat që urreni, vetëm sepse ai i ka qejf. Vendosni kufij për t’u siguruar që partneri nuk ju merr për të mirëqenë.
Luani-Ju jeni qendra e vëmendjes, e dimë. Edhe partneri juaj e di. Por ndonjëherë ata mund të ndihen të lënë në hije nga *fama* juaj. Lëreni dhe atë të shkëlqejë!
Virgjëresha-Ju prireni të përqendroheni shumë tek detajet dhe t’i mendoni e mendoni gjërat derisa të krijoni skenare të çuditshme në kokë. Ndonjëherë gjërat janë aq të thjeshta sa duken, s’ka pse t’i zbërtheni.
Peshorja-Në mënyra të ngjashme me Gaforren, ju jeni të gatshëm të jepni gjithçka që lidhja të funksionojë, edhe nëse kjo do të thotë të bëni kompromise me nevojat tuaja. Restoranti i tij i preferuar = Restoranti juaj i preferuar. Ndoshta edhe partneri do ta vlerësonte nëse s’do të binit gjithmonë dakord me të, kur s’jeni.
Akrepi-Kur pëlqeni dikë, ndjenjat tuaja janë intensive, pasionante dhe të nxehta. Për ta mbajtur këtë pasion të gjallë, lëreni partnerin ta marrë pak malli për ju. Pakëz distancë ndoshta do t’ju bënte mirë?
Shigjetari-E dimë, ju jeni shpirt i lirë, bla bla bla. Atëherë, merrni partnerin dhe bëjeni pjesë të vrullit tuaj impulsiv dhe aventuresk. Ftojini ata në një eksperiencë që s’e kanë bërë kurrë më parë.
Bricjapi-Ju jeni mësuar të jeni shefi në gjithçka që bëni, që do të thotë se duhet t’i ndani përgjegjësitë edhe me partnerin, në vend që të planifikoni çdo takim, çdo vakt apo edhe se cilin film do të shihni.
Ujori-Ju urreni çdo gjë të mërzitshme dhe bazike, prandaj dhe lidhja juaj do të jetë e pazakontë. Mbajini gjërat interesante dhe marrëdhënia juaj mund të zgjasë përgjithmonë.
Peshqit-Ju vdisni për pak fantazi, prandaj konsideroni “të luani me role”. Vendosni imagjinatën në punë dhe argëtohuni pak!