Kundër programeve të njohjes së fytyrës që analizojnë fotot, për shembull të postuara në mediat sociale, duke gjurmuar identitetin e personit në imazh, është e mundur të bëhen ndryshime delikate në foto që i bëjnë ato ”të patretshme” nga inteligjenca artificiale.
Kjo demonstrohet nga dy aplikacione të sapo paraqitura nga Universiteti i Çikagos dhe universiteti ”Deakin” në Australi dhe i përshkruar në faqen e internetit të ”Mit Technology Review”.
Aplikacioni i krijuar nga universiteti amerikan quhet ”Fawkes” dhe vepron sipas parimit të ”helmimit të të dhënave”.
Imazhi që rezulton është i padallueshëm me sy të lirë nga origjinali, por ngatërron programet e njohjes.
Në një eksperiment të vogël me 50 imazhe të të gjitha programeve kryesore në treg, nga Rekognition i Amazon te Microsoft Azure, aplikacioni ishte 100% i suksesshëm.
Nëse ”Fawkes” parandalon inteligjencën artificiale të njohin fytyrën në një foto, aplikimi i bërë nga Daniel Ma i universitetit ”Deakin” shkon më tej.
Ndryshimet e paraqitura në imazhe arrijnë të fshehin plotësisht fytyrën, e cila nuk njihet si e tillë nga programi kompjuterik.
“Kjo lloj teknologjie mund të përdoret për të siguruar të dhënat tuaja. Është një lloj i ri mbrojtjeje për të drejtat tuaja digjitale në epokën e inteligjencës artificiale”, shtuan autorët.