Sytë e Dashit janë kryesisht në formë bajame, me ngjyrë të qartë. Kanë shikim të mprehtë dhe janë tepër ekspresivë. Nëse nervozon një dash, e dallon qartë thjesht duke e parë në sytë që nxjerrin shkëndija.

Sytë e Demit janë disi të përgjumur. Shpesh në formë të rrumbullakosur, me ngjyrë kryesisht kafe apo jeshile. Qerpikët e tyre janë të gjatë dhe të trashë. Vështrimi i tyre është i qetë dhe joshës.

Mërkuri u jep Binjakëve një vështrim eklektik, energjik. Vështrimi i tyre shpesh herë është dinak, në varësi edhe të asaj se çfarë po mendojnë në atë moment. Sytë e një Binjaku konsiderohen sy inteligjent që përcjellin pak ose aspak emocione.

Gaforrja, shpesh i trashëgon sytë nga nëna. Në sytë e tyre të rrumbullakët dhe me ngjyrë kryesisht kafe të errët ose bojëqielli fshihet karakteri i një kujdestari vetëmohues. Sytë e tyre konsiderohen kristalorë dhe të përlotur, si sipërfaqja e oqeanit, duke fshehur misteret që notojnë shumë poshtë sipërfaqes.

Sytë e një Luani janë joshës. Qepallat e tyre shpesh janë të fryra dhe duket sikur i luajnë me përtesë. Ata kanë një vështrim depërtues, mbretëror, disi mendjemadh, por në mënyrë tërheqëse. Një Luan mund t’ju ofrojë një pamje të ngrohtë, por po aq shpejt mund t’ju japë një shikim shpërfillës, të ftohtë.

Sytë e një Virgjëreshe duhet t’i shikoni nga afër për të kuptuar që nuk janë dhe aq diskrete. Sytë e tyre janë shumë të qartë dhe reflektojnë shumë dritë, dhe janë në një formë shumë precize. Zakonisht kanë një shikim të qëndrueshëm. Vështrimi i tyre në disa raste është analitik dhe pothuajse i ftohtë.

Venusi bëri më të mirën me sytë e Peshores, duke u dhuruar sy të pafajshëm. Kur ndihen të tillë, mund të bëhen intensivë dhe joshës brenda një çasti. Sytë e tyre janë të rrumbullakët dhe të spikatur, me qerpikë shumë të gjatë. Sytë e tyre janë flirtues dhe ekspresivë, dhe fshehin gjenialitetin krijues brenda.

Shumë është shkruar për vështrimin depërtues të Akrepit. Të errët dhe llogaritës, sytë e Akrepit janë hipnotikë. Këta individë nuk i sheh kurrë me sy të lodhur apo të perënduar. Janë të aftë të mbajnë shikimin me precizion të qartë. Vështrimi i tyre është pothuajse çnjerëzor. Nëse i shikoni në sy për një kohë të gjatë, do tërhiqeni nga rrezet e tyre dhe emocionet e forta; shpirti zbulohet vërtet në sytë e një Akrepi.

Sytë e Shigjetarit janë kërkues. Këta vendas të Jupiterit janë eksplorues, kuriozë dhe nuk duan të humbin asgjë rreth tyre. Sytë e tyre mund të jenë të errët dhe të vendosur më afër. Ju mund ta gaboni syrin e relaksuar të një Shigjetari me një mendje të relaksuar. Brenda syve të tyre fshihet një vatër zjarri që mezi përmbahet brenda.

Sytë e Bricjapit janë në formë delli. Saturni u jep këtyre individëve një pamje të brishtë; sytë e tyre janë të qelqtë dhe të përqendruar, megjithatë irisat e tyre vërtiten me ngjyra të ndryshme. Kanë qerpikë shumë të gjatë. Sytë e tyre mund të duken të kthjellët dhe melankolikë, më të vjetër se vetë vitet e moshës së tyre.

Sytë e Ujorit janë gjenialë dhe të patrembur. Vështrimi i tyre mund të duket i largët, sikur po shikojnë diçka në distancë… Mund të duken të humbur në mendime të thella. Vështrimi nga Ujori është i ndritshëm, të japin përshtypjen se po të kushtojnë vëmendje, edhe kur nuk janë në fakt.

Sytë e Peshqve janë ëndërrimtarë. Vështrimi i një Peshku është i mjegullt, i paqartë. Sytë e tyre mund të duken si një pellg i cekët, i pastër dhe në momentin tjetër bëhen si një oqean i thellë. Në sytë e tyre ju mund t’i shihni ëndrrat siç janë. Shih sytë e peshqve dhe pyet veten, çfarë shikojnë ata që nuk i shohim ne?