Deputeti i PS Taulant Balla ka reaguar sërish pas vendimit të DASH, i cili shpalli “non-grata” ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

Në një postim në Facebook, Balla risjell në vëmendje aferën e CEZ, ku shprehet se është dosja më korruptive për Shqipërinë në këto 30 vite. Sipas tij veprimet e Berishës i kushtuan 414 milionë euro dëme shtetit shqiptar, teksa ka paralajmëuar se kjo çështje nuk mund të mbyllet këtu.

Ai thotë se duhet të hetohen me urgjencë personat e përfshirë në këtë aferë, duke nisur nga Berisha.

Shënimi i Taulant Ballës

“Kush kishte të drejtë?!

36 përballje gjyqësore me berishët për aferat korruptive të Saliut, familjes dhe aleatëve të tij. 36 padi për “shpifje” të ngritura nga berishët ndaj meje.

Po kujtoj sot aferën CEZ, dosja më korruptive për Shqipërinë në këto 30 vite. Veprimet e Berishës&co i kushtuan 414 milionë euro dëme shtetit shqiptar.

Kjo dosje duhet rihapur me urgjencë. Personat e përfshirë në këtë aferë duhet të hetohen duke filluar me Sali Berishën”, shkruan Balla.