1905 persona janë infektuar me covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Greqi. Ndërkohë sipas autoriteteve shëndetësore në Greqi, po gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën 39 persona që ishin të infektuar me covid-19.

Aktualisht në të gjithë Greqinë numri i pacientëve që janë në intubim ka shkuar në 540. Ditën e djeshme në Greqi pati 1 577 infektime dhe 44 vdekje, ndërkohë në intubim ishin 547 persona.