Sot në Shqipëri janë vaksinuar 13467 qytetarë me dozat e Pfizer, Sinovac, AstraZeneca dhe Sputnik V, ndërsa në total numri i atyre që u është injektuar ilaçi kundër COVID-19 ka shkuar në 585693 persona.

“Më shumë se 585 mijë vaksinime janë kryer deri tani, nga sheshi Skënderbej, deri në qendrat shëndetësore në skajet më të largëta të vendit, në një proces vaksinimi shembullor, falë ekipeve tona mjekësore” shkruan ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook.

Bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID në Shqipëri ishte 2728 testime, 891 të shëruar, 67 raste të reja dhe 2 humbje jete.