Liga e Kampioneve në këtë edicion është mbyllur me një finale mes Mançester Sitit dhe Çelsit, një duel tërësisht anglez,në të cilin në fund triumfoi ekipi londinez. Kjo ishte një finale që dhuroi shumë kuriozitete sa u përket protagonistëve, apo edhe vetë skuadrave që diskutuan këtë trofe, disa prej të cilave po i rreshtojmë në vijim:
Dy golat e fundit të shënuar në finalet e Ligës së Kampioneve kanë qenë nga Koman i Bajern dhe Havertz i Çesit, me të dy lojtarët që mbanin numrin 29.
Vetëm dy qytete kanë humbur në të njëjtin vit si Ligën e Kampioneve, ashtu edhe Ligën e Europës. I pari ishte Londra në vitin 2019 me Totenhemin dhe Arsenalin, ndërsa i dyti u bë në këtë sezon Mançesteri, me Junajtid dhe Sitin.
Dy trajnerët e fundit te shkarkuar nga Naser Al Khelaifi te PSG ne këtë edicion kanë fituar Ligën e Europës (Unai Emeri) dhe Ligën e Kampioneve (Tomas Tuhel).
Cesar Azpilikueta ka hyrë në histori si kapiteni i parë spanjoll që ngre lart Ligën e Kampioneve me një klub jo spanjoll.
Tomas Tuhel u bë sot trajneri i parë që e mund tre herë Guardiolën në më pak se 2 muaj. Klop ia doli 3 herë në 3 muaj në 2018 dhe Solskjaer 3 herë në 4 muaj në 2019-2020.
Kristian Pulishiç u bë lojtari i parë i SHBA që luan në finalen e Ligës së Kampioneve.
Eduard Mendi ruajti rrjetën të paprekur në 9 ndeshje në këtë edicion në Ligën e Kampioneve, duke vendosur rekordin e ri për çdo portier debutues në turne.
Kjo është finalja e dytë në të gjithë aktivitetet që ka marrë pjesë që Pep Guardiola humbet si trajner. E para ishte në sezonin 2010-2011, kur Barcelona u mund nga Real Madrid në Kupën e Mbretit.
Sot është ndalur rekordi më i gjatë i ndeshjeve pa humbje radhazi në Ligën e Kampioneve. Bernardo Silva nuk kishte humbur asnjë nga 26 ndeshjet e fundit që kishte luajtur në këtë turne, me 23 fitore e 3 barazime.
Vazhdon tradita kroate, me të paktën një lojtar fitues të Ligës së Kampioneve në 9 sezonet e fundit: Mario Manxhukiç (2013-Bajern Mynih), Luka Modriç (2014-Real Madrid), Ivan Rakitiç (2015-Barcelona), Luka Modriç dhe Mateo Kovaçiç (2016, 2017, 2018 – Real Madrid), Dejan Lovren (2019 – Liverpul), Ivan Perishiç (2020 – Bajern Mynih) dhe Mateo Kovaçiç (2021-Çelsi).L