Sipas një studimi britanik të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik nëAngli, vaksinat kundër koronavirusit Pfizer dhe AstraZeneca janë “shumë efektive”, pas dy dozave, kundër variantit të identifikuar në Indi.
Vaksina Pfizer, raporton BBC, u gjet të ishte 88% efektive në ndalimin e sëmundjes nga mutacioni indian dy javë pas dozës së dytë.
Ndërsa, sipas studimit, AstraZeneca është 60% efektive. Megjithatë, të dyja vaksinat janë vetëm 33% efektive tre javë pas një doze të vetme.