18 Maj- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi kanë marrë pjesë në mbledhjen e Task-Forcës së Turizmit për qarkun e Tiranës, ku lajmëruan masat e përbashkëta për mbarëvajtjen e një sezoni turistik të sigurt, përtej pandemisë. Duke ndjekur nga afër procesin e vaksinimit për operatorët turistikë në zonën e Golemit, Ministrja Manastirliu u shpreh se brenda muajit maj do të përfundojë vaksinimi i të gjithë punonjësve të strukturave akomoduese, për të lehtësuar sezonin turistik.
“Deri tani kemi kryer mbi 4 mijë vaksinime në të gjithë rrjetin e tour-operatorëve. Do të vijojmë vaksinimet ashtu sikurse e kemi nisur, me intensitet të shtuar, në mënyrë që të kemi një sezon turistik më të lehtësuar. Brenda muajit maj do të përfundojmë vaksinimin e punonjësve të strukturave akomoduese, siç e kemi nisur, qoftë në qendrat e vaksinimit të përqendruar por qoftë edhe në strukturat vetë, siç jemi sot në këtë komples, ku po kryhet vaksinimi i stafeve”, tha Manastirliu. Ministri Klosi u shpreh se kët vit do të kemi një sezon “covid free” dhe te siguri të garantuar në të gjitha pikëpamjet. “Megjithatë them që edhe përse po shkojmë mirë me vaksinimin na duhet që së bashku ekspertët e dy institucioneve tona t’i paraqisin Komitetit të Ekspertëve një protokoll të caktuar edhe për vitin 2021, pasi përsëri do të duhet të kemi disa rregulla në zbatimin e këtij sezoni ashtu siç në fakt kishim edhe në vitin e kaluar por pa dyshim ja dolëm që të ishim një sezon i kontrrolluar nga pikëpamja e pandemisë”.
Gjatë konsultimeve me operatorët turistikë të zhvilluara në mbedhjen e Task-Forcës të zhvilluar në Golem, Manastirliu bëri me dije masat e shëndetësisë për sezonin veror, të fokusuara në tre komponentë. “Prioritet mbetet vaksinimi, që siç e përmenda do ta përfundojmë brenda muajit maj për operatorët turistikë. Sezoni turistik do të vijojë që të ketë në komponentët e tij edhe hapjen e qendrave shëndetësore verore. Do të jenë edhe këtë vit 28 qendra shëndetësore verore, me kujdes 24 orë, të cilat do të hapen përgjatë të gjithë zonave bregdetare, por edhe atyre turistike malore. Komponenti i tretë po kaq i rëndësishëm është programi i dezinsektimit të zonave turistike, i cili ka nisur sot në vijën bregdetare të Durrësit dhe në zonën e jugut dhe deri në datë 28 maj përfundon dezinsektimi i parë si proçes i plazheve, duke filluar nga Velipoja drejt Shëngjinit dhe duke u finalizuar përgjatë gjithë bregdetit”, tha Manastirliu. Ministri Klosi deklaroi se do të ketë rregulla që nga siguria e jetës në plazhe, sigurimi I rendit, niveli I zhurmave, muzikës, duke garantuar komoditet për ccdo pushues vendas dhe të huaj. “Sot deklaroj publikisht nga ky takim i Task-Forcës që hapet sistemi i aplikimit për operatorët turistik që duan të posedojnë një stacion plazhi. Parimet do të jenë të njëjta si në vitin 2020. Mund të them me plotë gojën që ja dolëm të kishim një sistem shumë efikas nëpërmjet platformës sonë tashmë publike dhe shumë transparente e-albania”, tha Ministri Klosi Edhe sezoni turistik 2021 do të ketë një protokoll sa i takon masave anticovid, për të patur një situatë të kontrolluar të COVID19 gjatë sezonit turistik.
Fjala e Klosit: Falenderoj Prefektin e Tiranës dhe Kryetarin e Bashkisë së Kavajës për fillimin e këtij turi bashkëbisedimi dhe natyrisht parashtrimi I problematikave me gjithë operatorët turistik po natyrisht dhe me ata të cilët kanë detyrën instoitucionale shtetërore të garantojnë që sezoni I vitit 2021 të përmbushi në rradhë të parë në fakt atë që kemi dhe objektivin kryesor në këtë sezon turistik. Të kemi mundësinë të garantojmë një sezon turistik të sigurt. Të sigurt në rradhë të parë për personelin dhe shëndetin e qytetarëve, të kemi një sezon turistik të sigurt për pushuesët që do të frekuentojnë këto aktivitete por natyrisht të kemi një sezon turistik po ashtu të sigurt për ata njerëz të cilët janë në shërbim për ata njerëz të cilët e afrojnë këtë product kaq të rëndësishëm për Shqipërinë dhe për të gjithë ata të cilët kanë në këtë verë të vështirë nga pikëpamja e pandemisë detyrën kryesore; “Të mbajmë pastër e të sigurt jetën”. Pra administratorët public që përfshihen në disa detyra. Prandaj falenderoj Ministren Manastirliu, e cila gjeti kohën të ishte sot në këtë takim të përbashkët të Task-Forcës së turizmit për Prefekturën e Tiranës për të ndarë informacionin e nevojshëm për situatën në të cilën ndodhemi me vaksinimin e strukturave akomoduese. Kur biseduam në fillimet e këtij procesi me operatorët turistik pa dyshim kalikulimet tona nuk ishin këto shifra që kemi arritur tani për personelin e hoteleri – turizmit dhe operatorëve turistik. Mendonim pak më pak duke pasur vtëm front-line, Pra ata që janë në vijën e parë. Por, puna e suksesëshme e Ministrisë së Shëndetësisë, e Qeverisë Shqiptare e Kryeminsitrit Edi Rama për të garantuar dhe për të siguruar një nuëmr të konsiderueshëm vaksinash në shkallë vendi na jep mundësinë që të shkojmë rreth 4 mijë vaksinime tani jo vetëm për hotelet të cilët janë me operatorë dhe kontrata të huaj turistik por kemi shkuar dhe në agjencitë e udhëtimit dhe të gjithë ata, të cilët kanë një kontakt me sezonin turistik të 2021. Pra them që kemi bërë një punë të jashtëzakonshme dhe na bënë kjo punë edhe në kuadër të konkurencës që kemi në rajon edhe në kuadër të objektivit tonë madhor që të shkojmë në një kampion të turizmit, Shqipëria në Ballkan të jemi shumë përpara se sa konkurentët tanë dhe të hapim sezonin turistik shumë më të sigurt dhe shumë më të mbrojtur nga pikëpamja e pandemisë dhe nga pikëpamja e zbatimit të protokollit që duhet të kemi për këtë operacion. Megjithatë them që edhe përse po shkojmë mirë me vaksinimin na duhet që së bashku ekspertët e dy institucioneve tona t’i paraqisin Komitetit të Ekspertëve një protokoll të caktuar edhe për vitin 2021, pasi përsëri do të duhet të kemi disa rregulla në zbatimin e këtrij sezoni ashtu siç në fakt kishim edhe në vitin e kaluar por pa dyshim ja dolëm që të ishim një sezon i kontrrolluar nga pikëpamja e pandemisë dhe pati një dakortësi shumë të madhe në fakt, në rradhë të parë nga strukturat hoteliere, operatorët turistik dhe më pastaj nga të gjithë qytetarët në zbatim të disa masave që na garantuan që kishin biznes, por brenda atij biznesi brenda asaj veprimtarie turistike kishin mundësi që edhe kushtet e pandemisë t’I zbatonin ashtu siç duhet. Tani në fakt, thene kjo nuk mjafton. Pra nuk mjafton që të kemi personel të vaksinuar dhe nuk mjafton që të kemi një situatë të mirë të pamdemisë. Problematikat e sezonit turistik ato çfarë janë në fakt në çdo bisedë që ne bëjmë në prag sezoni janë dhe mbeten të njëjta. Problemet e administrimit të ashtu siç duhet të territorit të plazhit. Pra ndarja e zonave dhe operatorëve të cilët do të marrin stacionet e prazhit. Sot deklaroj publikisht nga ky takim i Task-Forcës që hapet sistemi i aplikimit për operatorët turistik që duan të posedojnë një stacion plazhi. Parimet do të jenë të njëjta si në vitin 2020 që mund të them me plotë gojën që ja dolëm të kishim një sistem shumë efikas nëpërmjet platformës sonë tashmë publike dhe shumë transparente e-albania. Nga operatorët turistik aplikojnë në e-albania, përfitojnë të parët hotelet, strukturat akomoduese të vijës së parë të cilët kanë më shumë mundësi që t’i ofrojnë pushuesëve të tyre rregulla dhe norma në pastërti në higjenë, në mënyrën e funksionimit të një stacioni plazhi me rregulla dhe më pastaj struktura të shërbimit, por nuk do të pranojmë që të kemi përsëri stacione plazhi nga persona që nuk kanë mundësinë të garantojnë shërbim të mirë, por ajo që thashë prap që ishte dhe kryefjala e këtij viti sigurinë dhe pastëritinë e stacioneve tona të plazhit. Po ashtu si vitin e kaluar do të kemi një dakortësi shumë të madhe me strukturat lokale por dhe me forcat e zbatimit të ligjit që most ë lejojmë që të kemi ndërtime pa leje dhe uzurpim të vijës sonë bregdetare që për të bërë atë që duam të bëjmë të gjithë. Për ta kthyer turizmin në një ekonomi të vërtetë e të qëndrueshme është e pamundur të pranojmë e të tolerojmë që në vitin 2021 të kemi konkurenvcë të pandershme në rradhë të parë me ju operatorët turistik, poseduesit e strukturave akomoduese që paguajnë taksat mbajnë e paguajnë siguracionet për personelin, të kemi uzurpime nga element të cilët janë jashtë këtyre rregukllave dhe kërkojnë të realzuiojnë ofertë turistike të paliçensuar.
Po ashtu përsa I përket raportit me sigurinë në plazh të gjithë strukturat të cilët do të posedojnë një stacion plazhi nuk mund ta realizojnë atë stacion plazjhi në rast se do të kenë kontratën me një rajtës plazhi të liçensuar dhe sot në Shqipëri ne kemi 1 000 , 1 200 djem dhe vajza të kualifikuar që bëjnë ruajtjen e plazhit, prandaj kontrata me ta dhe siguria e jetës në vijën bregdetare duhet të jetë e çertifikuar dhe po ashtu së bashku me forcat e rendit në kuadër dhe të politikave që kemi ndjekur për turizmin detar, në politikat që kemi ndjekur për të siguruar dhe për të garantuar jetën e pushuesëve dhe në det na duhet që të kemi përsëri një punë shumë të madhe si ajo në fakti që kemi bër ëvitret e fundit ku kemi dnërtuar tashmë, një strukturë të qëndrueshmetë ruajtjes, çertifikimit dhe kontrrollit edhe të veprimeve turistike në det për të garantuar jetën e qytetarëve. Jemi në vitin e 3-të që kemi dhe mund ta themi me plot gojën, kërkojmë që të kemi suksesin e dy viteve të kaluara që spatëm asnjë incident nga mjetet motorike në det falë këtij kontrrolli që kemi realizuar. Kemi lehtësuar shumë procedurat për ata që duan të shfrytëzojnë detin si aset turistik, kemi lehtësuar shumë raportin e poseduesëve të mjeteve të lun drimit me adminsitratën shtetërore. Prat ë ketë vetëm një pikë kontakti dhe jo t’I kontrrolloj dhe policia dhe policia kufitare edhe inspektoraiti I turizmit dhe inspektoriatet bashkiake por të kenë një pikë kontakti. Pra për të pasur një lehtësi në aktivitet e e tyre turistik. Por kontrrolli duhet të jetë në maksimum pasi jeta e qytetarëve vazhdon t ëjet ëkërkesa jonë kryesore.
Në varësi të vendiomarrjes që do të ketë Komiteti I ekspertëve për fashën e orareve dhe për aktivitetet në zona të hapura. Pra aktivitetet në beach bare, aktivitetet në operatorët turistik do të procedojmë në vazhdim me vnedosjen e rregullave në këtë lloj aktiviteti të rëndësishëm në zonën tuaj. Për të gjtiha variantet sido që të shkoj raporti me pandeminë raporti me zhurmat, raporti me muzikën e lartë. Rasporti me shqetësimet që ndodhin në zona si kjo ku jemi për pushuesit e shumtë vendas dhe të huaj do të jetë përsëri një nga detyrat kryesore që strukturat e rendit, të cilët janë përgjegjës të drejt përdrejt për këtë aktivitet dhe nuk kemi më disa insitucione. Pra janë strukturat e rendit që kërkojnë zbatimin vendimarrjes së caktuar në fushën e këtij lloj aktiviteti do të duhet të jenë shumë rigiroz. Turizmi në shqipëri është I ri por duhet të zbatohet me shumë rregulla.