Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell, por në zonat juglindore pritet të ketë edhe reshje të izoluara.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 27°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 27°C. Era do të jetë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.