Nga Matt Ridley, The Spectator

Në mars të vitit të kaluar, shumica mendonin se teoria që virusi kishte dalë nga një laborator ishte marrëzi dhe diçka e pabesueshme njësoj si teoria që UFO-t ekzistonin. Sot shumica ka ndryshuar mendim. Edhe Anthony Fauci, këshilltari kryesor i Presidentit amerikan, ka deklaruar se nuk është më i bindur se virusi është diçka natyrore.

18 virologë dhe ekspertë, përfshirë një bashkëpunëtor të ngushtë të laboratorit në Wuhan, Ralph Baric bënë thirrje që një hipotezë e tillë të merrej seriozisht. Papritmas, gjithashtu edhe gazetarët kanë filluar të shkruajnë artikuj duke pranuar se ata mund të jenë të nxituar duke hedhur poshtë idenë se virusi ka dalë nga një laborator.

Pika e kthesës, për ironi të fatit, ishte ‘konferenca për shtyp’ në 9 Shkurt në Wuhan ku një ekip shkencëtarësh perëndimorë që përfaqësonin Organizatën Botërore të Shëndetit folën rreth origjinës së Covid-19 në një seance propagandistike për tre orë, pas një hetimi 12-ditor.

Të monitoruar në mënyrë rigoroze nga të gjithë, shkencëtarët perëndimorë kishin të dhëna vetëm nga kolegët e tyre kinezë dhe nuk kishin bërë asnjë hulumtim vetë. Megjithatë rezultati iu prezantua botës sikur të ishte përfundimi i OBSH-së, raporton abcnews.al

Gjatë konferencës për shtyp, u theksua edhe fakti se ishte e pamundur që virusi të ketë origjinën nga një laborator dhe prandaj kjo teori nuk duhej të hetohej më tej. Në të kundërt, teoria e favorizuar nga qeveria kineze – që virusi u përhap nga një fermë kafshësh në Kinën jugore ose Azinë juglindore ishte më e besueshme pavarësisht mungesës së provave.

Aq e besueshme ishte kjo teori sa edhe drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, disa ditë më vonë tha: ‘Të gjitha hipotezat mbeten të hapura dhe nevojiten studime të mëtejshme.

Ndërsa Peter Ben Embarek, i cili drejtoi ekipin studimor, tha : ‘Unë nuk mendoj se konferenca për shtyp ishte një fitore për Kinën.’ Qeveritë e Britanisë, Amerikës dhe 12 vendeve të tjera lëshuan një deklaratë të përbashkët duke shprehur ‘shqetësime të përbashkëta’ mbi studimin.

New York Times dhe shkrimtari i shkencave të natyrës Nicholas Wade besojnë te teoria e laboratorit. Në dy artikuj nga gazetarët me prirje të majtë, Nathan Robinson dhe Donald McNeil kanë argumentuar se është koha për të rivlerësuar teorinë e laboratorit.

Problemi është pjesërisht që gazetarët kanë besuar në dy teori gjatë vitit të kaluar: që virusi mund të ketë dalë nga një laborator; ose u përhap për shkak të një projekti të fshehtë për të krijuar një virus si armë bio ose u përhap qëllimisht.

Teoria e fundit mbetet e pabesueshme; e para nuk ka qenë kurrë e tillë. Në fillim të pandemisë, dy grupe shkencëtarësh botuan disa artikuj duke këmbëngulur se virusi ishte natyror duke kritikuar kështu teoritë e bazuara në laborator.

Në fillim të shkurtit 2020, kur pothuajse asgjë nuk dihej për virusin, e aq më pak origjina e tij Dr Peter Daszak i Aleancës EcoHealth hartoi një letër për Lancet që u nënshkrua nga 27 shkencëtarë:

‘Ne jemi bashkuar për të dënuar teoritë e komplotit që sugjerojnë që Covid-19 nuk ka një origjinë natyrore.’

Duke folur për mundësinë se virusi ka dalë nga laboratori, senatori Tom Cotton u akuzua nga Washington Post për ‘ndezjen e debateve të teorive konspirative që është bllokuar në mënyrë të vazhdueshme nga ekspertët’; New York Times tha se laboratori në Wuhan kishte qenë “në fokus të teorive të pabazuara konspirative të nxitura nga administrata Trump.

Dr Daszak, një parazitolog i lindur në Britani, është një ‘sipërmarrës’ i cili ndërtoi një perandori nga gjuetia e viruseve dhe analizimi i tyre në laboratorë, shumica prej tyre në Kinë. Aleanca EcoHealth, një fondacion që krijoi një dekadë më parë ka marrë 17 milion dollarë në vit kryesisht nga Pentagoni, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA dhe Agjencia Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar duke i paguar atij 400,000 dollarë në vit.

Nuk është çudi që ai hodhi poshtë çdo ‘thashethem, keqinformim dhe teori konspirative’. Për muaj me radhë, çdo diskutim mbi faktin se virusi ka dalë nga një laborator u etiketua si ‘teori konspirative’, raporton abcnews.al

Sipas mjekut Shi Zhengli, ka të paktën 100 viruse të ndryshme si Sars në bazën e të dhënave të laboratorit në Wuhan. Ne nuk mund t’i kontrollojmë këto mostra sepse baza e të dhënave nuk ekziston më që nga Shtatori i vitit 2019, pak para fillimit të pandemisë.

E çuditshme apo jo… në shtator 2019? Dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të treguar të dhënat?

Qëllimi i të gjitha gjuetive dhe eksperimenteve të viruseve ka qenë parashikimi dhe shmangia e një tjetër pandemie. Në rastin më të mirë ata dështuan në këtë; në rastin më të keq ata mund ta kenë shkaktuar atë.

Ekziston mundësia që dikush të jetë infektuar me Covid nga kafshët. Sot, me një teknologji më të mirë dhe pas 18 muajsh kërkimesh, autoritetet kineze kanë testuar 80,000 kafshë në tregje dhe ferma në të gjithë Kinën dhe kanë zbuluar se 2 pangolinë ishin të infektuar me virus në vitin 2019. Dhe ajo çfarë është e çuditshme është se asnjë nga punonjësit që kujdeseshin për këto kafshë nuk u sëmur.

Lidhja e vetme e njohur midis Wuhan dhe burimit të vetëm që lidhet me kauzën e Covid-19 janë shkencëtarët. Është shumë e vështirë që dikush tjetër të ketë zbritur në minierë dhe më pas të ketë udhëtuar një mijë milje në atë qytet të veçantë. Megjithatë, ky virus që mendohet që ka ardhur nga Mojiang mund të jetë nga familja e Sars-CoV-2 ose një virus i ngjashëm që u soll në Wuhan nga shkencëtarët.

Nëse duam të shmangim një pandemi tjetër, fillimisht duhet të dimë origjinën e Covid-19./abc/