Një person është plagosur pasi një autobusi urban i ka plasur goma teksa ka qenë në lëvizje.
Incident ka ndodhur në ‘Rrugën e Kajavës’ rreth orës 15:40 ndërsa shtetasja e lënduar lehtë është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi
“Tiranë/Informacione paraprake
Rreth orës 15:40, në rrugën e Kavajës, ka plasur goma e një autobuzi gjatë kohës që ka qenë në lëvizje. Si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetase që ka qenë aty në afërsi, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Sqarim : Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale për disa futbolliste të cilat dyshohen se janë helmuar nga ushqimi, ju bëjmë me dije se : Pas verifikimeve paraprake të kryera nga sherbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5 ka rezultuar se futbollistet kanë shfaqur probleme shendetsore si pasojë e shqetësimeve shëndetësore të mëparshme. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”